Fatih Karabaxhaku garon në kampionatin evropian U21 të pingpongut NULL NULL nga Jon Ajeti 05.04.2023 13:13 nga Jon Ajeti 05.04.2023 13:13 Nga 5 deri me 9 prill në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës zhvillohet kampionati individual evropian për U21 ku do të garojnë 56 lojtarët më të mirë të Evropës në këtë kategori. Edhe Kosova do të përfaqësohet në këtë ngjarje me garuesin Fatih Karabaxhaku. Pjesëmarrja në këtë kampionat ka qenë e kushtëzuar me pikë në ranglistën botërore teksa pingpongisti kosovar e ka plotësur këtë normë. Gjatë këtij kampionati Karabaxhaku përveç garave individuale do të marrë pjesë edhe në çifte meshkuj (bashkëlojtarin do ta mësoj në vazhdim kurse do të garoj edhe në çifte të përziera me lojtaren Martine Toftaker nga Norvegjia. Fatihu është duke u përgatitur për këtë aktivitet që nga janari me trajnerin e tij, e shpresojnë në paraqitje edhe më të mirë se në vitin 2021. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.