12:30, 21 Shkurt 2020

Kreu i Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Ardi Veliu, ka dhënë detaje nga aksioni i zhvilluar gjatë natës së kaluar, gati në të gjithë vendin, kundër aktivitetit të lojërave të fatit.

Kryepolici Veliu bëri me dije se janë arrestuar 115 persona, ku disa prej tyre janë organizatorët kryesorë të veprimtarisë së lojërave të fatit në shkallë vendi, si dhe janë sekuestruar 174 milionë lekë të vjetra, raporton Lapsi.al, transmeton Klan Kosova.

Policia e shtetit ka finalizuar mbrëmë një operacion masiv në shkallë vendi. Janë vënë në pranga 115 persona, 24 të proceduar dhe 2 janë shpallur në kërkim. Janë sekuestruar shuma të mëdha parash, armë zjarri, dhjetëra paratë celularë, kompjutera. Ndër të arrestuar janë edhe disa nga organizatorët kryesorë të kësaj veprimtarie të rrezikshme, që dënohen me 7-15 vite burg”, tha Veliu.

Konkurs Pune

Lexo më shumë