Fassbender luan në filmin “Killer”, rolin që planifikohej ta merrte Pitt NULL NULL 24.02.2021 23:21 24.02.2021 23:21 Michael Fassbender është listuar që të luajë në dramën e David Fincher për Netflix, The Killer. Fincher është listuar në këtë projekt që nga viti 2007 dhe Brad Pitt ishte planifikuar për të aktruar në atë kohë. THR po raporton se filmi mund të kalojë në produksion gjatë këtij viti. Filmi po shkruhet nga Andrew Kevin Walker, I cili shkroi filmat e njohur Se7en, The Game dhe Fight Club. Michael do të luajë rolin e një “vrasësi që fillon të plasë psikologjikisht ndërsa zhvillon një ndërgjegje, edhe kur klientët e tij vazhdojnë të kërkojnë aftësitë e tij”. Michael nuk ka pasur një film të publikuar që nga X-Men: Dark Phoenix i vitit 2019, kështu që ky mund të jetë projekti i tij i parë i mardh rikthyes. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.