FASK aplikon për pranim në FIA NULL NULL 21/05/2015 21/05/2015 Federata e Auto Sportit të Kosovës (FASK) është afër pranimit në Federatën përkatëse ndërkombëtare (FIA). FASK e ka plotësuar aplikacionin, të cilin të enjten (sot) e ka nisur drejt selisë së FIA-s. Zyrtarët e FASK-së vlerësojnë se kjo Federatë i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara, prandaj nuk e fshehin optimizmin se përgjigja nga FIA do të jetë pozitive. Pranimi i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON) është një arsye më tepër për të besuar se për sportin e Kosovës, përfshirë edhe automobilizmin, tashmë të gjitha rrugët janë të hapura. Vendimi për pranimin e FASK-së në FIA me shumë gjasë do të merret në muajin tetor, ndërkaq zyrtarizimi do të bëhet në dhjetor.
Kosova KEK-ut i rekomandohet që t’i shfrytëzojë 7 milionë euro nga qeveria për import të energjisë 16 minuta më parë
Kosova Grenell: Kosova do liberalizohej nga vizat nëse Trumpi dhe Thaçi do ishin ende në pushtet 34 minuta më parë