“Farmisa” prezanton prodhimet e shërbimet e veta për bashkëpunëtorë të rinj e të vjetër NULL NULL nga Agnesa Sahiti 30.09.2023 12:48 nga Agnesa Sahiti 30.09.2023 12:48 Në ambientet e fabrikës së miellit M&Sillosi në Xërxë të Rahovecit, u mbajt eventi i fabrikës së ushqimit të kafshëve, “Farmisa”. Aty u mblodhën fermerë, blegtorë e veterinarë nga Kosova e Shqipëria. Në mesin e tyre pati bashkëpunëtorë shumëvjeçarë të fabrikës por edhe të atillë që planifikojnë të nisin tashti bashkëpunimin, raporton Klan Kosova. Drejtori i prodhimit në M&Sillosi, Samir Bajraj, u bëri thirrje atyre që t’i bashkohen fabrikës duke garantuar cilësi të lartë në produkte e shërbime. Kurse një fermer nga Podujeva, Tefik Jashari, potencoi se është i kënaqur me cilësinë e produkteve dhe bashkëpunimin me M&Sillosi dhe Farmisën. Fabrika është tashmë në vitin e dytë të prodhimit, ndërsa produktet e saj, përpos në Kosovë, shiten edhe jashtë vendit, kryesisht në Shqipëri. Ngjarja që filloi në orën 11:00, u mbajt në ambient të hapur dhe pati edhe një koktej rasti me ushqime tradicionale. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.