Farat chia, superushqimi për të cilin po flasin të gjithë NULL NULL 16.07.2019 11:00 16.07.2019 11:00 Farat chia janë fara të zeza nga bima Salvia hispanica, e cila lidhet me menten. Fara chia ishte një ushqim i rëndësishëm për aztekët dhe majat në kohët e lashta. Ata i çmonin ato për aftësinë e tyre për të siguruar energji të qëndrueshme. Në të vërtetë, “chia” është fjala e lashtë e fisit maja për “forcën”. Pavarësisht historisë së tyre të lashtë si një lëndë dietetike, farat chia u njohën si një superushqim modern vetëm kohët e fundit. Në vitet e fundit, ato kanë shpërthyer në popullaritet dhe tani konsumohe nga njerëz të ndërgjegjshëm për shëndetin në gjithë botën. Mos u mashtroni nga madhësia – këto farëra të imta përmbajnë një grusht të fuqishëm të lëndëve ushqyese. Një sasi prej 28 gramë përmban: Fibra: 11 gram. Proteina: 4 gram. Yndyrëra: 9 gram (5 prej të cilave janë omega-3s). Kalcium: 18% e RDI. Mangan: 30% e RDI. Magnez: 30% e RDI. Fosfor: 27% e RDI. Ato gjithashtu përmbajnë një sasi të mirë zinku, vitaminës B3 , kalium, vitaminë B1 dhe vitaminë B2. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.