Fansat - Wengerit: Transferoje Carneiron - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fansat – Wengerit: Transferoje Carneiron

NULL NULL
12/08/2015
Disa fansa të Arsenalit, që e kanë me shumë qejf talljen me Jose Mourinhon, pas incidentit të këtij të fundit me doktoreshën Eva Carneiro, i kanë kërkuar menaxherit Arsene Wenger që t'a harrojë Karim Benzeman dhe të nënshkruajë me Carneiron.

Eva Carneiro raportohet se mund të shkarkohet nga stafi teknik i Chelsea pas kritikave të Jose Mourinhos.

Dhe fansat e Arsenalit nuk e kanë lënë t’u ikë ky zhvillim pasi janë duke i kërkuar menaxherit Arsene Wenger që të nënshkruajë me të.

Mourinho e cilësoi stafin mjekëor si “naiv” për mënyrën se si ata u sollën dhe e trajtuan Eden Hazardin gjatë përballjes së Chelseas me Sëansean, duke i lënë ‘blutë’ të mbrohen me tetë lojtarë në një kundërsulm.

Sipas, the Independent, pozita e Carneiros në Stamford Bridge mund të jetë e paqenë, pasi 41 vjeçarja pritet që në ditët e ardhshme të shkarkohet.

Kështu, fansat e Arsenalit i kanë kërkuar Wengerit që s’duan gjë tjetër veçse të tallen me Mourinhon, i kanë kërkuar Wengerit që pas Cechut, të nënshkruajë edhe me doktorëshën.

https://twitter.com/Ghett_o/status/631127550887108608