Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fanellat e para të Michael Jordan dhe Kobe Bryant pritet të shiten për 20 milionë dollarë

NULL NULL
11.03.2025 17:10

Fanellat e veshura nga Michael Jordan dhe Kobe Bryant në ndeshjet e para të karrierës së tyre në NBA mund të shiten për miliona dollarë kur të dalin në ankand këtë pranverë.

Fanellat e legjendave të basketbollit pritet që të shiten për një total prej 20 milionë dollarësh, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv

Ndërkaq, kreu i koleksioneve moderne në Sotheby’s Brahm Wachter tha se fanellat nuk janë thjeshtë kujtime, janë simbole të ambicieve dhe aftësive.

“Fanellat e para të karrierës së Michael Jordan dhe Kobe Bryant në NBA nuk janë thjesht kujtime; ata janë simbole të qëndrueshme të ambicieve, aftësive dhe vullnetit që përcaktuan karrierat e tyre legjendare”, tha Brahm Wachter.

Bluzat fillestare të Michael Jordan dhe Kobe Bryant do të dalin në ankand më vonë këtë vit.

Kobe Bryant qëllon kundër Atlanta Hawks më 10 nëntor 1996 në Forumin Great Western në Inglewood, Kaliforni.

lajme të ngjashme