Familjari i Xhafer Devës: Kemi qenë të habitur me deklaratën e ambasadorit gjerman (VIDEO) NULL NULL 25.02.2022 16:40 25.02.2022 16:40 Familjari i Xhafer Devës, Valdet Deva, ka folur në lidhje me reagimet e shumta që janë bërë për mosrestaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës. Ai tha se do të përqendrohet te deklarata e ambasadorit gjerman, duke thënë se kanë qenë të habitur me deklaratën e tij, njofton Klankosova.tv. “Sa u përket reagimeve të ndryshme, unë nuk do të doja të përqendrohesha te disa personazhe që kanë komentuar restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, sepse ata nuk janë aq faktorë të rëndësishëm”. “Do të përqendrohesha te deklarata e ambasadorit gjerman, do të kisha theksuar se ambasadori gjerman është ambasador dhe nuk është guvernor, për këtë shkak nga ana e familjes kemi qenë shumë të habitur se si mundet një ambasador të bëjë një deklaratë të tillë, ku e lidh personazhin e Xhafer Devës me holokaustin si dhe thotë se ka qenë bashkëpunëtor i gjermaneve në kryerjen e këtyre krimeve të rënda. Nuk është e vërtetë, Xhafer Deva është shpëtimtari i hebrenjve, është e shkruar nga shumë historianë vendorë dhe të jashtëm dhe është shumë mirë e dokumentuar”, u shpreh ai. “Në anën tjetër, ambasadorit gjerman, në emër të familjes, i kemi dërguar një letër, duke kërkuar që ai të na takojë dhe në këtë takim kemi kërkuar që ai të prezantojë faktet, dokumentet, në të cilat ai e bazon deklaratën e tij”. Ai tha se ende nuk kanë marrë përgjigje nga zyra e ambasadorit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 49 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë