Familjarët: Të zbardhet fati i djemve tanë NULL NULL 16.05.2015 14:55 16.05.2015 14:55 ? Tash pas ngjarjeve të Kumanovës dhe raporteve për të vrarë e të plagosur, familjet e të raportuarve si të vrarë kërkojnë zbardhjen e fatit të familjarëve të tyre. Edhe një javë pas luftës që ndodhi në Kumanovë, familjarët e të vrarëve sipas MPB-së së Maqedonisë e cila ditë më parë i publikoi në listat e të vrarëve, nuk e kanë ende një lajm zyrtar se cila është e vërteta e gjithë asaj që ndodhi dhe që është duke ndodhur me bijtë e tyre. Familjarët e tyre thonë se po abuzohet dhe po eksperimentohet me kufomat tashmë të vrarë sipas MPB-së së Maqedonisë . ” E konsiderojmë se është abuzim apo eksperiment me kufoma, sepse asnjë informacion nuk e kemi zyrtarisht, përpos deklarimeve qe janë shpallur si te vrarë nga MPB e Maqedonisë, ne nuk jemi të informuar me asnjë lajm zyrtar’’. Këto familje kërkojnë nga gjithë mekanizmat përfshirë këtu edhe MPB-në që të marrin hapa drejt zbardhjes së të vërtetës me fatin e tyre. “Kërkojmë nga mekanizmat kompetente shtetëror dhe ndërkombëtarë, si dhe institucione që merren më të drejtat e njeriut që të kanë akces se kjo është padurueshme më’’. Këto familje po ashtu tregojnë se si njëri nga të arrestuarit ju ka treguar së Xhafer Zymberi dhe Mirsad Ndrecaj janë kapur të gjallë dhe të plagosur. “Ndoshta po eksperimentohet edhe me njerëz të gjallë dhe ne fund edhe i ekzekutojnë sepse njeri nga te arratisurit atje edhe ka deklaruar se Mirsad Ndrecaj dhe Xhafer Zymberi jan kapur të gjallë dhe të plagosur’’. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ulutash takohet me Crosetton, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon 3 minuta më parë
Kosova Kosova dhe Vatikani duhet ta njohin njëri-tjetrin, thotë Konjufca në takim me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë 15 minuta më parë
Kosova Si do t'i përgjigjej Sevdai Radogoshi, një oferte të një skenari serb? (VIDEO) 19 minuta më parë