Familjarët kërkojnë varrosjen e shpejtë të Maradonës NULL NULL 26.11.2020 18:30 26.11.2020 18:30 Mijëra argjentinas kanë dalë nëpër rrugët e Buenos Aires për t’i dhënë lamtumirën e fundit legjendës së futbollit Diego Maradona. Arkivoli i tij është duke qëndruar në pallatin presidencial Casa Rosada, i mbështjellë me një flamur argjentinas dhe me numrin 10 të fanellës, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova. Maradona, shëndeti i të cilit u dëmtua për shkak të varësisë me drogën, vdiq në moshën 60 vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër. Qeveria i ka shpallur tri ditë zie për lojtarin që e udhëhoqi Argjentinën në një fitore të Kupës së Botës në vitin 1986. Ndërsa familja e të ndjerit shpreson që të enjten të bëhet varrimi i tij në varrezat Bella Visa në periferi të Buenos Aires. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.