Familjarët kërkojnë ndihmë për lokalizimin e 76-vjeçarit nga Lipjani (VIDEO) NULL NULL 18.04.2023 22:18 18.04.2023 22:18 76-vjeçari nga Lipjani, Gafur Gashi, ka humbur kontaktet me familjen e tij që nga mëngjesi i së dielës, kur është larguar nga shtëpia. Familjarët njoftojnë se rasti është lajmëruar në polici dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta lokalizuar atë. I moshuari ka të veshur rroba të njëjta si në foto dhe vendet që dyshohet se është parë janë në dy lokacione. Sipas dëshmitarëve, Gafur Gashi është parë te liqeni i Badocit dhe te rrethi i Prishtinës. Për çdo informatë, qytetarët luten që të lajmërojnë në numrat e telefonit 192 ose 048-950-099.
Kosova Kur do të kompensohen qytetarët që iu faturua rryma e shpenzuar në veri për 18 vjet? 21/04/2023
Kosova Kryeimami, Sahiti: Fitër Bajrami sjell harmoni dhe gëzim në mesin e familjarëve (VIDEO) 21/04/2023