Familjarët i duan kufomat e të vrarëve në Kumanovë NULL NULL 20.05.2015 13:11 20.05.2015 13:11 Familjarët e të arrestuarve dhe atyre që thuhet se janë vrarë në konfliktin mes forcave maqedonase e një grupi të armatosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë , u tubuan sot para objektit të Qeverisë, të pakënaqur me punën e institucioneve në zbardhjen e rasteve të individëve të arrestuar e vrarë atje. Familjet Ndrecaj, Krasniqi ,Qerimi, Shehu e të tjera janë shprehur të indinjuar nga puna jo e kënaqshme të institucioneve ndaj atyre që luftuan atje e të cilët sipas familjarëve janë çlirimtarë dhe shkuan atje për t`i kontribuar ëndrrës së kahmotshme për bashkim kombëtar. Familjarët, organizatat e luftës, veteranët, studentët, miqtë e bashkëluftëtarët e familjarëve kanë kërkuar që urgjentisht Qeveria e Kosovës të ndërmarrë veprimet konkrete në identifikimin dhe sjelljen e trupave që ranë dëshmorë për liri dhe drejtësi të shqiptarëve në Maqedoni, transmeton Klan Kosova. Në mbështetje të kësaj proteste kanë dalë edhe partitë opozitare, AAK e Vetëvendosje si dhe avokati i popullit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë