Familjarët e Zana Gjevukajt nuk e pranojnë kërkim-faljen e policit NULL NULL 30.06.2025 11:12 30.06.2025 11:12 Në Gjykatën Themelore të Pejës, po zhvillohet seanca fillestare ndaj policit Argjend Kastrati, i cili akuzohet për aksidentin me fatalitet që ndodhi më 1 prill në fshatin Qyshk të Pejës. Si pasojë e goditjes nga vetura, 26 vjeçarja Zana Gjevukaj, pësoi lëndime të rënda dhe pas një muaji nga aksidenti vdiq në QKUK. Në fjalën tij, Kastrati u shpreh i penduar dhe iu kërkoi falje familjarëve të viktimës. Por, kërkim-falje nuk u pranuar nga familja e të ndjerës./ Klankosova.tv. Aksidenti ku vdiq 26-vjeçarja në Pejë, polici i akuzuar: Më mirë të isha unë në vend të saj *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.