Familjarët e së ndjerës nga Covid-19 në Korishë rezultojnë negativë – kërkohet rishqyrtim i vendimit për izolim NULL NULL 08.04.2020 23:29 08.04.2020 23:29 Në Korishë të Prizrenit banorët janë duke qëndruar në karantinë, për shkak të gjendjes së krijuar nga koronavirusi. Nënkryetari i shtabit emergjent në këtë fshat, Rexhë Ukaj, ka thënë se banorët po kërkojnë që të rishqyrtohet vendimi për qëndrim në karantinë, njofton Klan Kosova. Kjo pasi edhe 25 familjarët e së ndjerës e cila ndërroi jetë nga Covid-19, kanë rezultuar negativë nga ky virus. ”Në mënyrë urgjent fshati Korishë është vendosur në karantinë me rekomandim të Institutit të Shëndetit Publik dhe vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës”. ”Pas paraqitjes së rastit të koronavirusit, pacientja ka ndërruar jetë ditën e hënë. Janë marrë masat më pas janë testuar edhe 25 anëtarët e saj të familjes. Të gjithë kanë rezultuar negativë”. ”Kështu ne si shtab emergjent, jemi dakorduar t’i kërkojmë Institutit të Shëndetit Publik që të mirret me vendimin i cili ka adresuar për fshatin Korishë në vendosjen e karantinës”. ”Këshilli i fshatit kërkon të rishqyrtojë vendimin, sepse Korisha është një nga fshatrat më të mëdha në Republikën e Kosovës dhe për momentin në fshatin Korishë nuk kemi asnjë që është diagnostifukuar me Covid-19”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 14 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 54 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë