Familjarët e Musah Hamitit: Nuk merrej me prostitucion, axha ynë nuk ishte mafi (VIDEO) NULL NULL 28.02.2024 13:19 28.02.2024 13:19 Foto: Klan Kosova Lajmërim Hamiti, vëllai i Musah Hamitit, ka folur për trupin e pajetë të familjarit të tij që u gjet i vdekur mbrëmjen e së hënës në bodrumin e ashensorit të një ndërtese, në rrugën Kamenicë Gjilan. Në Kosova Today të Klan Kosovës, ai ka se janë gënjeshtra të gjitha pretendimet dhe raportimet se vëllai i tij është marrë me prostitucion. “Është gënjeshtër vëllai im nuk është marrë me prostitucion”, ka thënë Hamiti. Më tej, është shprehur edhe një familjar tjetër i tij, i cili tha: “Axha ynë nuk është mafia”. Klankosova.tv ka raportuar dje për rastin në fjalë dhe nga burimet ka mësuar se viktimës iu gjetën rreth 80 mijë franga apo ( 83 mijë e 873.68 euro) dhe tre telefona celularë./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 12 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 13 orë më parë