Familja Simitçiu i del në ndihmë klubit të futsallit FC ”Prizreni” duke e shpëtuar nga shuarja NULL NULL 16.09.2020 08:42 16.09.2020 08:42 FC ”Prizreni” ishte në prag të shpërbërjes duke marrë parasysh gjendjen e rëndë që po kalon sporti kosovar por në radhë të parë mungesës së mjeteve të nevojshme financiare. Ndihma e vetme e ofruar për sezonin e ri ishte nga Drejtoria Komunale për Kulturë, Rini e Sport që këtë vit klubin e ka mbështetët me shumën prej 2000 eurove, e cila nuk mjafton për nje klub që garon ne elitën e futsallit kosovar, njofton Klan Kosova Duke pare këtë gjendje ne ndihmë skuadrës prizerenase i ka dalur familja Simitçiu nga Çekia. FC Prizrenit nga sezoni i ri do ti prij , Skender Simitçiu, qe do të jetë ne rolin e presidentit të klubit. Simitciu edhe ne te kaluaren ka kontribuar ne futbollin prizrenas pasi ka qene futbollist i FC Liria. Duke ditur qe familja Simitçiu është e njohur në Evropë per sukseset ne futsall, pritet qe FC Prizreni te jetë shembull i organizimit dhe funksionimit ne Kosovë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.