Familja ndërpret kërkimet për Remzi Hoxhën: Përgjegjës është Sali Berisha NULL NULL 21.10.2020 14:18 21.10.2020 14:18 Pas 25 vjet kërkimi, familja e Remzi Hoxhës ka vendosur të ndërprejë kërkimet për të i cili u zhduk. Djali i tij, Ardian Hoxha, në një konferencë të mbajtur për media tha se në përvjetorin e ardhshëm do t’i bëjnë te atit një varr te hapur dhe një memorial ku do te mund ta vizitojnë dhe të vendosin lule. “Jemi mbledhur për 25-vjetorin e zhdukjes së babit tonë, Remzi Hoxhës. Jemi mbledhur që si pikë e parë ta përkujtojmë atë në një ditë të dhimbshme dhe t’i ndajmë me ju mendimet qe i kemi si do të vazhdojmë me të ardhmen. Një çerekshekulli që e kemi të zhdukur babën tonë, vëllain, burrin, familjarin, kemi ardhur në një pikë që kemi humbur shpresat, kemi humbur besimin në institucionet e drejtësisë, në klasën politike në Shqipëri, të gjitha partitë politike pa dallim, kemi ardhur në një pikë që duhet t’i premë gjerat sado që është e dhimbshme për ne si familjarë dhe të vazhdojmë tutje”. Ai deklaroi se për shumë vjet janë përpjekur që të na çojnë në kaheje të ndryshme për zhdukjen e Remziut, por sipas tij, e vërteta është një. “E vërteta është vetëm një, pas 17 vitesh përpjekje, maltretime psikike, sorollatje në zyrat e të gjitha institucioneve, është dashur 17 vite qe Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri të vërtetojë që kryesit e këtij krimi ishin nëntë persona të SHIK-ut, nën urdhrat e Sali Berishës”. Në përvjetorin e radhës theksoi se do t’i hapin një varr Remzi Hoxhës dhe një memorial. “25 vite pa varr, pa eshtra, pa vuajtje. Duam që babait t’ia bëjmë një varr të hapur, një memorial, ku të mund te shkojnë ta vizitojnë”. I biri i biznesmenit shtoi se tani e tutje do të merren me zbardhjen e veprimtarisë së Remzi Hoxhës, për të cilin tha se do të përgatitet edhe dokumentar. Biznesmeni Remzi Hoxha më 21 tetor 1995 ishte rrëmbyer në vendin e tij të punës në Shqipëri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024