Familja Mbretërore ‘thellësisht e pikëlluar’ për vdekjen e Diogo Jotas NULL NULL 03.07.2025 17:01 03.07.2025 17:01 Princi dhe Princesha e Uellsit kanë shprehu ngushëllimet e tyre pas lajmit për vdekjen e Diogo Jota dhe vëllait të tij, Andre Silva. Në një deklaratë të ndarë në “X”, çifti shkroi: “Si pjesë e familjes së futbollit, jemi thellësisht të trishtuar të dëgjojmë për ndarjen nga jeta të Diogo Jota dhe vëllait të tij”. Familja mbretërore shton se mendimet e tyre janë me familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njihnin Jotan në Liverpool FC dhe Ëolves – të dyja klube në Angli për të cilat luajti Jota. Futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota, ka humbur jetën në moshën 28-vjeçare, raporton revista prestigjioze spanjolle, Marca, transmeton Klankosova.tv. Siç raportohet, lojtari vdiq si pasojë e një aksidenti trafiku në zonën e Zamora, në kilometrin e 65-të të autostradës A52, pranë Komunës së Palacios de Sanabria. Marca: Vdes futbollisti Diogo Jota *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025