Familja Mbretërore Shqiptare prezanton Princeshën e re Geraldinë (FOTO) NULL NULL 31.10.2020 13:26 31.10.2020 13:26 Princ Leka dhe Princesha Elia Zaharia-Zogu u bënë prindër për herë të parë. Çifti mbretëror, disa ditë më parë, mirëpritën në jetë një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin e Mbretëreshës Geraldinë, njofton Klan Kosova. Familja Mbretërore Shqiptare ka realizuar setin e parë fotografik, disa imazhe të të cilit Princesha Elia i ka publikuar në rrjete sociale. Princesha Elia e ka përshkruar ndjesinë e të bërit nënë si “një mrekulli nga Perëndia që ajo dhe Leka tashmë po e shijojnë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.