
Familja mbretërore ka publikuar tri fotografi zyrtare nga dita e dasmës së Gabriella Windsor.
Gabriella është martuar me Thomas Kingston në Windsor Castle të shtunën 18 maj, njofton Klan Kosova.
Fotografitë e para u bënë nga fotografi Hugo Burnand, të cilat u shkrepën në kopshtet e Frogmore House.
Njëra fotografi shfaqi të sapomartuarit vetë dhe tjetra përshkroi një portret familjar me nusen dhe dhëndrin pranë Mbretëreshës dhe Princi Filip, si dhe anëtarët e afërt të të dy familjeve.
Lady Gabriella Windsor është vajza e princit dhe princeshës Michael të Kentit. Princi Michael i Kentit është kushëriri i Mbretëreshës.
Nusja kishte veshur një fustan të bërë me porosi nga dizajnuesi italian Luisa Beccaria për ditën e saj të madhe.