Familja Mbretërore e “lënduar” nga vendimi i Meghan dhe Harry që të largohen nga familja - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Familja Mbretërore e “lënduar” nga vendimi i Meghan dhe Harry që të largohen nga familja

NULL NULL
09/01/2020

Familja Mbretërore është e “lënduar” nga deklarata e Dukës dhe Dukeshës së Sussex që ata do të tërhiqen nga familja.

Princ Harry dhe Meghan nuk kanë konsultuar ndonjë anëtar të familjes për të bërë deklaratën e tyre personale, u tha korrespondentit mbretëror të BBC-së Jonny Dymond nga burime pallati.

Buckingham Palace nuk ishte në dijeni, tha ai, pasi bisedimet për të ardhmen e tyre kishin filluar, por ishin në faza shumë të hershme.

Pallati tha se kishte “çështje më të ndërlikuara” për t’u marrë.

Meghan dhe Harry thanë se këtë vendim e morën duke dëshiruar që të jenë të pavarur financiarisht.