Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Familja mban shpresat gjallë, gruaja e kapitenit: Në anije ishte i vetëm, askush nuk e ndihmoi

NULL NULL
09.07.2025 23:42

Me ankth dhe shpresë, vijojnë ende kërkimet për gjetjen e kapitenit Arben Anamali i cili shpëtoi pesë turistët izraelitë që po rrezikonin mbytjen në liqenin e Shkodrës.

Gazetarja Xhoana Çallaku raporton për ABC News se vijojnë ende kërkimet për kapitenin dhe se mbi 15 mjete lundruese janë të mobilizuara në operacionet e kërkimit.

Në një bisedë jashtë kamerave që Çallaku pati me bashkëshorten e kapitenit, Najada Anamali, ajo u shpreh se lajmin e mori vesh nga një koleg i kapitenit që e telefonoi dhe tha se ka pësuar një aksident, por pa dhënë më shumë detaje.

Me mbërritjen në liqenin e Shkodrës, Najada mësoi dhe dinamikën e ngjarjes, ku shprehet se Arbeni gëzonte shëndet të plotë dhe ishte rritur në ujërat e liqenit. Kapiteni e kishte pasion dhe profesion lundrimin, ku prej një viti e gjysmë ishte punësuar si kapiten ne anijen turistike në bashkinë e Shkodrës.

“Më kontaktoi kolegu i tij që punon në barkën tjetër. Tha Arbeni ka pësuar një aksident me anije dhe po vijm të marrim që të jesh prezentë. Mbërrita këtu, dhe më treguan ngjarjen që kishte ndodh. Kanë filluar kërkimet, dhe deri më sot nuk kam lëviz nga këtu. Ne kemi dy fëmijë, 17 dhe 15 vjeç. Është shumë e rëndë, ne ende shpresojm që të jetë gjallë. Shpresa vdes e fundit. Fëmijëve iu thamë  që është hedh në ujë të shpëtoj disa tursitë, aq. Sipas këtyre, çfarë më kanë thënë, anija tjerër që ka qenë me turistë sapo e ka mësuar problemin ka shkuar shumë shpejt tek anija e Arbenit, por kanë qenë larg në distancë dhe se kanë gjetë në asnjë vend.

Është rrit gjithë jetën në liqen dhe motorrat i rregullonte vetë. Nëse do kishin qenë dy persona në anije, do kishte shpëtuar. Por, ky ka qenë vetëm. Në anije kanë qenë 17 persona, si nuk e shpëtuan ata turistët. Me barka është marr gjithmonë, motorist barkash. Ja ka trashëguar i ati. Nuk ka pasur ndonjë problem shëndetësor, ka qenë shumë i shëndetshëm fizikisht, ndaj ka las vetëbesim se ia del në ujë. Ajo që më vjen keq është fakti që e kanë lënë vetëm në bark. Ka qenë shumë i dhënë pas punës, për të nuk kishte ditë pushimi apo festa, njëherë u ngrit nga ditëlindja e djalit se kishte tur me turistët.”, tha Najada.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.