Lajmet e fundit

Emisioni “Familja Ime” i Klan Kosovës, me autore Saranda Bujupi-Rama, mori një çmim nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve KOMF, për kontributin e dhënë në mbrojtjen dhe mirëqenien e kësaj kategorie.
Sipas KOMF ky emision është ndër të vetmit që trajton tema për mbrojtjen e fëmijëve.
“Familja Ime” transmetohet çdo vikend në Klan Kosova, ku shfaqen storie të ndryshme që trajtojnë tema që prekin fëmijët si dhe ka mysafir të ftuar në studio.
Në këtë konkurs të organizuar nga KOMF, ishin pjesëmarrës 18 gazetarë nga mediume të ndryshme të Kosovës.