Familja gjakovare nxirret nga shtëpia pas ankesës së një serbi (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Familja gjakovare nxirret nga shtëpia pas ankesës së një serbi (VIDEO)

NULL NULL
13/11/2015

Agjencia Kosovare e Pronës i nxori në rrugë rrobat dhe orenditë e familjes Qarri nga Gjakova, por ato u futën brenda sërish.

Edhe dera e banesës së Bashkim e Drita Qarrit u bllombua nga kjo agjenci, por dy bashkëshortët sërish hyjnë në të.

Në gjithë këto veprime çifti u ndihmua nga Baki Goranci, babai i të cilit 10 vite më parë ia shiti këtë garsonierë familjes Qarri.

Dëbimi nga prona nuk qe i lehtë për zonjën e shtëpisë.

Krejt këto telashe familjes Qarri i kanë ardhur pas një kërkese të serbit Radomir Durkoviq të bërë në vitin 2002 në Drejtorinë për Çështje Pronësore-Banesore, lëndët e të cilës janë bartur në KPA.

Zyrtari për informim i kësaj të fundit, Arian Krasniqi nëpërmjet e-mailit bëri me dije se Durkoviq ka prezantuar dokumentacionin se prona është e tij dhe në bazë të kësaj familja Qarri është dëbuar nga banesa.

Edhe fqinjët që kanë jetuar që nga ndërtimi i këtij objekti nuk dinë që ndonjëherë në këtë objekt ka pasur serb.

Ndryshe Drita dhe Bashkimi kanë bërë edhe njëherë kërkesë për shytimin e rastit të tyre dhe KPA mbetet të verifikojë edhe njëherë dokumentet.

Kronikë e Dafina Jegenit.