Familja e mërgimtarëve të vdekur në aksident hap të pamen në Malishevë (FOTO) NULL NULL 29.07.2022 13:40 29.07.2022 13:40 Familja Sopaj e Malishevës humbi sot dy anëtarë të familjes në një aksident trafiku në magjsitralen Podujevë-Prishtinë. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe dy fëmijë, përcjell Klankosova.tv. Ekipi i Klan Kosovës ka shkuar tek familja Sopaj, të cilët tashmë kanë hapur të pamen. Ende nuk dihen nëse varrimi i dy të vdekurve që ishin mërgimtarë, do të bëhet sot apo nesër. Familjarët i kanë thënë Klan Kosovës se nuk kanë ndonjë informacion rreth rastit, por shprehur të tronditur për vdekjen e familjarëve të cilët po i prisnin për pushime. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024