Familja e Bob Marley-t sjell “One Love” për bëmirësi NULL NULL 09.07.2020 19:21 09.07.2020 19:21 Familja e këngëtarit të ndjerë xhamajkan, Bob Marley, do ta ripërpunojë hitin e tij “One Love” në mënyrë që të mbledhë para për fondacionin e koronavirusit. Kjo këngë ishte incizuar më 1977 nga Bob Marley and The Wailers, ndërkaq tani në vend të tij vokali do të vijë nga djali i tij, Stephen, vajza Cedella, dhe nipi Skip. Pjesë e këtij projekti po ashtu do të jenë një grup fëmijësh që jetojnë në kushte rrezikuese si dhe muzikantë nga zonat e konfliktit. Produksioni i Marley-t, Marley’s Tuff Gong International, do të bashkëpunojë me kompaninaë globale të incizimeve, Amplified Music, dhe do ta publikojnë këtë këngë më 17 korrik. Të gjitha të ardhurat nga kjo këngë do të shkonjnë për Reimagine, kampanjën globale të Unicef-it e cila synon parandalimin e efekteve afatgjata të pandemisë Covid-19 te fëmijët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 18 orë më parë