Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Familja e Al-Thanit, 560 milionë euro për të blerë Napolin

NULL NULL
13.11.2019 07:39

Klubi i Napolit në Serinë A nuk po kalon një moment të mirë. Nga njëra anë kriza e rezultateve dhe nga ana tjetër tensionet brenda skuadrës, që kulmuan me refuzimin e futbollistëve për të shkuar në grumbullim pas ndeshjes me Salzburgun.

Në këtë periudhë, që është një nga më të vështira të epokës De Laurentiis, nga Anglia vjen një lajm u bujshëm: Familja Al-Thani, sipas “Daily Mail”, i ka ofruar numrit një të skuadrës napolitan 560 milionë euro për ta blerë klubin.

Është pikërisht kaosi i ditëve të fundit që e ka shtyrë De Laurentiisin ta marrë në konsideratë mundësinë e shitjes së shoqërisë. Familja e sheikut Al-Thanit, që ka në pronësi edhe PSG-në, muajt e shkuar kishte bërë një sondazh për të blerë Romën, por duket se nuk ka asnjë qëllim për të blerë klubin verdhekuq. Tashmë objektiv i AL-Thanit është Napoli, i vlerësuar nga sheiku 560 milionë euro./supersport.al/

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.