22:31, 12 Qershor 2019

Familja e 12 vjeçares e cila vdiq dje pasi u godit nga traktori ia ka falë gjakun familjes së shoferit të traktorit që e ka shkaktuar këtë aksident.

Familja Vuniqi ia shtriu dorën e pajtimit familjes Nishori në Vërshevc të Lipjanit.

Pas varrimit të vajzës, familja Vuniqi në prani të shumë njerëzve i fali gjakun familjes Nishori.

12 vjeçarja ka vdekur dje gjatë rrugës për në QKUK pasi nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra nga goditja e traktorit.

Klan Kosova ka siguruar pamjet e këtij momenti shumë prekës kur familja Vuniqi i fal gjakun e të bijës familjes Nishori, anëtar i të cilës ishte shoferi i traktorit.

Familja e 12 vjeçares që vdiq pas u godit nga traktori i fal gjakun familjes së shoferit

Publiée par Klan Kosova sur Mercredi 12 juin 2019

Konkurs Pune

Lexo më shumë