Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Falcao mbetet te Djajtë

NULL NULL
05.05.2015 16:41
Megjithë paqartësitë rreth të ardhmes së tij, Manchester duket se do të vazhdojë të mbetet shtëpi për Falcaon.

Manchester United mund të jetë duke përgatitur kontratë për blerjen e Radamel Falcao në fund të këtij sezoni.

Kolumbiani 29 vjeçar nuk ia ka dalë të impresionojë prej se iu bashkua Djajve të Kuq si huazim nga Monaco për 6 milionë funte.

Megjithkëtë, Louis van Gaal, duket se është i vendosur që të harxhojë plot 43 milionë funte për ta blerë atë qysh në afatin kalimtar veror, pasi bashkëpresidenti i Monaco, Badim Vasilyev nuk mohoi mundësinë që Falcao të lë Monacon.

“Jam takuar me zyrtarë të Manchester të dielën që shkoi. Ata ende nuk ka vendosur në duan apo jo ta blejnë. Nuk ka qenë sezon i mirë për të, por ata do të marrin një vendim në fund të sezonit.” –tha Vasilyev.

U raportua se edhe Chelsea e Liverpool ishin të interesuara për sulmuesin kolumbian por me sa duket ai do të vazhdojnë në Old Trafford.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.