9:43, 13 Qershor 2019

Agjenti Mino Raiola ka mohuar raportimet se ai ka qenë në Francë për të finalizuar kalimin e Matthijs de Ligt të Ajaxit në Paris Saint-Germain.

Gjithë raportimet për këtë ai i ka përmbledhur me dy fjalë: “Lajm i rremë”.

19 vjeçari ka qenë i lidhur me një kalim në Barcelonë ose Paris Saint-Germain, por që interesim për të kanë shfaqur edhe Manchester United dhe Liverpool, transmeton Klan Kosova.

Raiola që është agjent i qendër-mbrojtësit është fotografuar në Paris dhe mënjëherë kanë shpërthyer raportimet se De Ligt, do të bashkohet me kampionin e Francës.

“Ky është një shembull klasik i lajmit të rremë”, ka thënë Raiola.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë