22:30, 19 Prill 2019

Ish-oficeri ushtarak, Fadil Demiri, ekskluzivisht për emisionin “Blic Interview” ka bërë të ditur se FARK-u është formuar në vitin 1991.

Ideja për themelimin e FARK-ut, sipas Demirit, ka nisur në Kroaci pas një kërkese të një delegacioni kosovar.

“Ideja e FARK-ut ka nisur në Kroaci në vitin 1991 me kërkesë të një delegacioni të Kosovës që ka shkuar në atë kohë në Kroaci. Fehmi Agani në atë kohë ka shkuar me kërkesë në Qeverinë e Kroacisë për formimin e FARK-ut”.

Vetëm dy javë pas dorëzimit të kërkesës për formimin e FARK-ut, Demiri pohon se qeveria kroate e ka mbështetur kërkesën e palës kosovare.

“Pas dy javësh, ata e kanë dhënë një përgjigje për vendodhje – ka pasur shumë alternativa prandaj kanë thënë vetëm zgjedhni se ku po dëshironi”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë