11:01, 15 Tetor 2019

Fadil Beka, i cili gjatë kohës së luftës ka shërbyer si mjek i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Drenicës ka marrë një ftesë nga Gjykata Speciale.

Ai për Klan Kosovën ka dhënë detaje lidhur me ftesën.

Beka deklaroi se është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

“Po e kam marrë një ftesë nga një hetues i cili më ka telefonuar dhe më ka treguar se ka një ftesë për mua nga Gjykata Speciale. Jemi takuar dhe ma ka dhënë ftesën. Në fund të muajit e kam intervistimin. Kam kërkuar që intervista të bëhet mundësisht në Prishtinë, nëse jo do të shkoj edhe atje për t’u paraqitur”- tha Fadil Beka nëpërmjet telefonit.

Beka ishte edhe deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.

Konkurs Pune

Lexo më shumë