Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Facebook zhdukë postimet

NULL NULL
02.05.2015 10:53

Disa përdorues të Facebook-ut janë ankuar se postimet janë zhdukur papritmas nga faqet e tyre të profilit. Përmbajtjet nga faqe të caktuara janë fshirë gjatë këtyre orëve të fundit. Problemet kanë nisur pas përditësimit të softuerit, që si duket ka shkaktuar mosfunksionim të rrjetit social.

Disa përdorues që kanë dashur të postojnë lidhje të ndryshme në faqet e tyre, kanë parë një mesazh që i paralajmëron se po shkelin kushtet e sigurisë së sajtit. Facebook u ka kërkuar falje të gjithë përdoruesve dhe u ka premtuar se do të rregullojë menjëherë problemin. Problemi është shfaqur më shumë tek sajtet e ndryshme, si Klan Kosova për shembull, që e përdorin Facebook-un për të publikuar artikujt.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.