22:02, 4 Mars 2019

Facebook ka vënë në shënjestër kompanitë të cilat shesin llogari të rreme.

Gjiganti i rrjeteve sociale dërgoi një padi në një gjykatë federale Amerikane duke akuzuar katër kompani dhe tre individë nga Kina të cilët jo vetëm promovojnë shitjen e llogarive false por gjithashtu ofrojnë pëlqime dhe ndjekës të rremë për një çmim.

Sipas zyrtarëve të saj “skema e kompanive dhe individëve në fjalë shtrihet përtej Facebook dhe Instagram edhe në Amazon, Linkedin, Twitter, Apple dhe Google”.

Ato identifikoheshin si prodhues elektronike dhe hardueri si dhe ofrues të shërbimeve të reklamimit.

Facebook paralajmëron se “nuk mund të tolerojë dot një aktivitet të tillë. Kompania shpjegoi sesi llogari false mund të përdoren për spam dhe phishing”, përcjellë Klan Kosova.

Për të adresuar këtë problem të madh në padi shkruan  se ka përdorur inteligjencën artificiale për të çaktivizuar 2.1 miliardë profile jo autentike nga Janari në Shtator 2018.

Megjithatë llogaritë false vijojnë të shfaqen çdo ditë dhe rrjeti social duhet të sigurohet si mbyllë sa më shpejtë. Rrjeti social i është drejtuar gjykatave për të parandaluar një aktivitet të tillë.

Në vitet e fundit llogaritë e rreme janë përdorur me fushata masive dezinformimi dhe janë përdorur për të prodhuar lajme të rreme deri në atë masë saqë të ndikojnë edhe zgjedhjet e një vendi.

Konkurs Pune

Lexo më shumë