Facebook së shpejti me dizajn të ri (FOTO+VIDEO) NULL NULL 02.05.2019 15:34 02.05.2019 15:34 Facebook ka zyrtarizuar planet për ridizajnim komplet të websajtit të saj tepër popullor. Edhe pse ndryshimet në websajte nuk janë të rralla, ridizajnimet e Facebook tërheqin shumë vëmendje. Kjo për shkak të famës së websajtit dhe se sa ikonike janë logot e saja. Këto janë fotot e para se si do të duket Facebook. Facebook njofton përdoruesit se këto ndryshime të mëdha vërehen në websajt si dhe në aplikacion, shkruan The Verge përcjellë Klan Kosova. Së shpejti mbi 1 miliard përdorues të këtij rrjeti social do t’i shohin ndryshimet që do të bëhen. Në ndërkohë Koorporata e menaxhuar nga Mark Zuckenberg, do të japë detaje në vazhdim lidhur me këtë ri-dizajnim. Nga viti 2004 kur është themeluar “Facebook” ka pësuar ndryshime të shumta. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.