Facebook në gjykatë për teknologjinë e njohjes së fytyrave NULL NULL 17.04.2018 10:44 17.04.2018 10:44 Facebook do të përballet me një padi në lidhje me përdorimin e teknologjisë për njohje të fytyrës, kjo pas vendimit të një gjykatësi në Kalifornia. Në këtë padi thuhet se Facebook ka mbledhur të dhëna biometrike pa pëlqimin specifik të përdoruesve. Këtu përfshihet teknologjia e etiketimit, përmes së cilës gjenden miqtë e përdoruesve nëpër fotografi. Sipas kësaj padie një gjë e tillë përbën shkelje të ligjeve në shtetin e Illinois. Facebook ka deklaruar se kjo padi është e pa bazë dhe se do të luftojë fuqishëm në gjykatë. Ky vendim vjen disa ditë pas dëshmisë së themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg, pranë komiteti hetimor parlamentar në lidhje me keqpërdorimin e të dhënave. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Deliu-Kodra: Kontratat njëburimore janë bërë standard i përditshëm i kësaj qeverie 5 minuta më parë
Lajme Interpol: 3 trilionë dollarë në vit nga trafikimi i qenieve njerëzore në Azi, krizë globale 8 minuta më parë
Kosova Tahiri i bën thirrje deputetëve ta votojnë Komisionin Hetimor për kontratat njëburimore 18 minuta më parë