Facebook mund të jetë kërcënim për demokracinë NULL NULL 09.12.2018 14:42 09.12.2018 14:42 Facebook mund të shndërrohet në kërcenim për demokracinë në mungese të rregulloreve më rigoroze, ka paralajmëruar ish shefi i agjencisë së inteligjencës për komunikim qeveritar në Britani. Robert Hannigan ka thënë se gjiganti i mediave sociale është më shumë i interesuar që të përfitojë nga të dhënat e përdoruesve se sa të kujdeset për mbrojtjen e privatësisë. Kjo deklaratë vjen pasi deputetët britanikë drejtuan akuza ndaj Facebook për marrëveshje sekrete në lidhje me përdorimin e të dhënave të përdoruesve. Kjo kompani gjithashtu është kritikuar për mënyrën si po i menaxhon lajmet e rreme. I pyetur nga BCC në qoftë se Facebook paraqet kërcenim për demokracinë Hannigan ka thënë “potencialisht po, në qoftë se nuk kontrollohet dhe nuk vendosen rregullore”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Tech & Auto McDonald's goditet nga dështimi i sistemit, mbyllen dyqanet – anulohen porositë 15/03/2024