Lajmet e fundit

Cesc Fabregas po vazhdon të shkëlqejë në stolin e Comos, me klubin që ka arritur një sukses historik dhe është futur në Ligën e Kampionëve.
Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, kontrata e spanjollit përmban një klauzolë të veçantë. Fabregas mund të largohet nga Como për një shumë simbolike nëse merr ofertë nga Barcelona, Arsenal ose Chelsea, transmeton Klankosova.tv.
Asnjë klub tjetër nuk e ka këtë privilegj. Zgjedhja e këtyre tri skuadrave lidhet me të kaluarën e Fabregasit si futbollist.
Di Marzio raporton se Fabregas nuk dëshiron të largohet me çdo kusht dhe se më herët ka refuzuar interesimin e Interit, Romës dhe Bayer Leverkusenit.
Aktualisht ai mbetet i fokusuar te Como, ku përveç rolit të trajnerit është edhe bashkëpronar i klubit.