F1, Rosberg: Pata shumë fat NULL NULL 25/05/2015 25/05/2015 Nico Rosberg fitoi për herë të tretë radhazi në Montekarlo dhe është i pari pilot që pas Ayrton Senna që e arrin diçka të tillë. Piloti i Mercedesit, i cili e sheh veten vetëm 10 pikë larg kryesuesit të renditjes dhe shokut të tij të skuadrës, Lewis Hamilton, pranoi se pati shumë fat në garën e Monakos. “Jam i lumtur për fitoren, por i vetëdijshëm që pata shumë fat. Lewis e meritonte fitoren, pasi garoi në mënyrë të shkëlqyer, por duhen pranuar edhe gabimet. Nuk e di se çfarë ndodhi saktësisht”, tha piloti gjerman. Rosberg shtoi: “Do ta shijoj këtë fitore, por në të njëjtën kohë duhet të punoj shumë, pasi Lewis ishte më i shpejtë se unë gjatë gjithë fundjavës”.
Kosova Sharrcem: Industria e çimentos preket rëndë nga rritja e kostove të energjisë në botë 2 minuta më parë
Futboll Shënoi gol në stilin "biçikletë", tifozët kundërshtarë thërrasin emrin e Messit (VIDEO) 2 minuta më parë