F1 hap faqen e re në librat e historisë, lanson bolidin revolucionar nga viti i ardhshëm - kjo vjen drejtpërdrejt në Artmotion

F1 hap faqen e re në librat e historisë, lanson bolidin revolucionar nga viti i ardhshëm – kjo vjen drejtpërdrejt në Artmotion

NULL NULL
nga Engjëll Bërbatovci 3 months më parë

16:00               FORMULA 1 – ONE BEGINS                   ART SPORT 1

Nga edicioni 2022, Formula 1 do të hapë faqen e re në librat e historisë së saj.

Gjithë bolidët do të pësojnë ndryshime drastike dhe do të dizajnohen në ato përmasa që garat të jenë edhe më atraktive, dramatike dhe spektakolare.

Nga viti i ardhshëm të gjitha ekipet do të garojnë me bolidin e ri dhe pothuajse identik duke mundësuar që në shprehje të vijnë maksimalisht kualitetet dhe shkathtësitë e pilotëve.

Po, cilat do të jenë këto risi dhe ndryshime revolucionare në Formula 1?

Cili do të jetë koncepti i epokës së re që do t’i mundësojë pilotëve të luftojnë me njëri-tjetrin më ashpër se kurrë më parë?

Këtë do ta mësojmë të enjten, me fillim nga ora 16:00, drejtpërdrejt në Art Sport 1.