Expokos hapet me lift të ri, priten 13 mijë vizitorë e blerës (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Expokos hapet me lift të ri, priten 13 mijë vizitorë e blerës (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 1 month më parë

Për të 21-in vit me radhë nisi në Prishtinë panairi EXPOKOS.

Kjo ngjarje i dedikohet punës së bizneseve të sektorëve të energjisë, ndërtimit, makinerisë dhe sigurisë e mbrojtjes.

Organizatorët presin interesim si nga brenda edhe jashtë vendit.

Në hapjen e këtij organizimi, pati të pranishëm edhe nga qeveria, ku numri dy i saj tha se këtyre kategorive do t’u qëndrojnë pas.

E ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, shtoi se janë të fokusuar për gjetjen e burimeve të ripërtërishme të energjisë.

Edhe e para e Tregtisë premtoi përkrahje për kategoritë e dikasterit që udhëheq.

Në këtë panair dyditor do të shfaqen produkte të ndryshme dhe informata për shërbimet që ofrojnë bizneset pjesëmarrëse.