EXIT POLL-i I PIPOS: VV 41.8 %, PDK 16.5 %, LDK 15.2 %, AAK 7.2 %, Nisma 2.6 % NULL NULL 14.02.2021 19:00 14.02.2021 19:00 1 milion e 794 mijë e 862 votues me të drejtë vote sot patën mundësinë që të votojnë për subjektin e tyre të preferuar dhe pesë kandidatët për deputet në përbërjen e ardhshme të Parlamentit të Kosovës. EXIT POLL-i i PIPOS, i prezantuar ekskluzivisht në Klan Kosova, e ka nxjerrë Vetëvendosjen fituese të zgjedhjeve të 14 shkurtit me 41.8 %. Sipas këtij EXIT POLL-i, që nuk paraqet rezultatet zyrtare, partitë politike në vend në këto zgjedhje janë renditur kështu: 1: Vetëvendosje me 41.8 % 2: PDK me 16.5 % 3: LDK me 15.2 % 4: AAK me 7.2 % 5: Nisma me 2.6 % 6: Komunitetet pakicë me 16.7 % Më poshtë gjeni edhe grafikat me ulëset në parlament për secilat nga subjektet politike: Momenti kur drejtori i Institutit PIPOS Fisnik Halimi dhe drejtori i Klan Kosovës Adriatik Kelmendi shpalosin rezultatet e EXIT POLL-it ekskluzivisht në Klan Kosova. SQARIM: Ky EXIT POLL është realizuar me 40 mijë respodentë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Austria me “non-paper” propozon integrimin e përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor 10 orë më parë