Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Evropiani i dytë për Etrit Berishën e rimëkëmbjes

NULL NULL
11.06.2024 18:53

Etrit Berisha është njëri nga tetë dardanët që do ta përfaqësojnë Shqipërinë në Euro 2024. 35-vjeçari kishte qenë në portë edhe në kualifikimin e parë dhe historik të Kuq e Zinjve në Kampionatin Evropian të 2016-tës.

Më 1997, prishtinasi vuri dorëzat për herë të parë për 2 Korrikun e qytetit te tij te lindjes, dhe pas një dekade kaloi te KEK-u. Karriera, e me të edhe jeta e Etrit Berishës ndryshoi pas një viti kur vajti nga tymi i Obiliqit nën qiellin e kthjellët të qytetit bregdetar suedez, Kalmar.

Më 2013 ai mori nam kur kaloi te Lazio në ligën elitare italiane, Serie A, në të cilën ligë luan edhe sot. Tre vjet te Lazio, tre te Atalanta, tre te SPAL-i (njëri prej tyre i shkoi si huazim te Torinoja ku pastaj u shit dhe qëndroi për një sezon tjetër), dhe nga 2023-ta luan te Empoli.

Berisha ishte kyç në kampanjën e parë të suksesshme shqiptare për Evropian, por për një kohë më pas e kishte humbur vendin në portë, pasi para tij preferohej Thomas Strakosha.

Mirëpo, në kualifikimet për 2024-shin, Berisha sërish ishte ai në të cilin Sylvinho besoi për ta ruajtur portën e Shqiponjave. Duke parë se si kanë rrjedhur ndeshjet kualifikuese, Berishës pritet t’i jepet besimi edhe në përballjet e Shqipërisë në këtë Evropian./klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme