Evropa, rriten numret e rasteve me COVID-19 në Gjermani dhe Francë - Klan Kosova

Evropa, rriten numret e rasteve me COVID-19 në Gjermani dhe Francë

NULL NULL
4 months më parë

Shumë shtete të Evropës kanë shënuar një rritje rekorde të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSh) thuhet se numri i rasteve të reja është rritur për 20 përqind më shumë javën e kaluar në më shumë se 18 milionë njerëz.

Drejtuesi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se infeksionet me variantin Omicron janë duke vazhduar të rriten në tërë botën.

“Jemi të vetëdijshëm për ndikimin e Omicron që është duke shkaktuar tek punëtorët shëndetësor dhe që është duke e mbi ngarkuar sistemin shëndetësor”, ka thënë Tedros.

Disa vende kanë marrë të shumta duke rritur numrin e vaksinimeve, por duke futur gjithashtu në programin e tyre edhe vaksinimin e fëmijëve.

Shëndeti Publik në Francë, të martën, ka bërë të ditur se kanë shënuar numër rekord të rasteve me COVID-19 në 24 orët e fundit me 464 mijë e 769 raste. Po ashtu, ka pasur edhe rritje të numrit të vdekjeve me 288 brenda një dite.

Gjithashtu, është rritur edhe numri i pacientëve të shtrirë në spitalet franceze, ku dje në spitale shkuan 888 pacientë, ndërsa total duke marrë ndihmë mjekësore në tërë vendin janë 25 mijë persona.

Ndërsa, në Itali të martën numri i rasteve të reja shkoi nga 83 mijë e 403 në 228 mijë e 179.

Të mërkurën, Gjermania pati një rekord të ri me COVID-19, ku u shënuan 112 mijë e 323 raste, atje nga koronavirusi jetën e humbën edhe 239 njerëz.

Por, Shoqata Gjermane për Mjekësinë e Kujdesit Intensiv (DIVI) tha se numri i pacientëve me COVID-19 në njësitë e kujdesit intensiv po binte pavarësisht rritjes së rasteve.

Ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, ka paralajmëruar se vendi nuk ka arritur ende kulmin e infeksioneve dhe ka rekomanduar që Gjermania të prezantojë një plan mbarëkombëtar të vaksinimit deri në maj.

Pothuajse, 73 përqind e popullsisë gjermane janë vaksinuar për COVID-19, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.