Evropa pret sonte Prishtinën e Malishevën NULL NULL 10.07.2025 09:47 10.07.2025 09:47 Dy skuadra nga Kosova zbresin sonte në fushë për të nisur rrugëtimin e tyre në garat evropiane të UEFA-s, në kuadër të fazës kualifikuese. Kryeqytetasit e Prishtinës do të përballen me skuadrën moldave, Sheriff Tiraspol, në ndeshjen e parë të UEFA Europa League. Takimi zhvillohet në transfertë dhe nis nga ora 19:00. Ndërkohë, Malisheva do të debutojë në garat evropiane përmes UEFA Conference League, transmeton Klankosova.tv. Skuadra malishevase do të përballet me Vikingur Reykjavik nga Islanda, në ndeshjen që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke nisur nga ora 20:15. Të dy skuadrat synojnë rezultat pozitiv për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit, ndërkohë që Drita tashmë ka bërë hapin e parë drejt suksesit në Champions League, pas fitores 1:0 ndaj Differdang më 9 korrik. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.