Evropa do të importojë gaz natyror - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Evropa do të importojë gaz natyror

NULL NULL
01/05/2015

Pasi Brukseli po bën përpjekje për të reduktuar varësinë energjitike përballë Rusisë, Evropa do të importojë gaz natyror nga Turkmenistani nëpërmjet Iranit,  njoftoi dje në mbrëmje zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian i ngarkuar me Energjinë, Maros Sefcovic,

Zyrtari evropian, i cili doli nga një takim me presidentin e Turkmenistanit, Gurbanguly Berdymoukhamedov në Achkhabad, njoftoi gjithashtu se shpresonte që importet e gazit turkmen në Evropë nëpërmjet një gazjellësi në detin Kaspik mund të fillojë që prej vitit 2019.

“Ne folëm për mundësinë e ndërtimit të një gazjellësi nëpërmjet detit Kaspik si dhe nëpërmjet Iranit duke i vlerësuar në mënyrë pozitive marrëdhëniet diplomatike me Iranin”, theksoi Sefcovic, në një komunikatë të publikuar në televizionit shtetëror turkmen.