Evakuohen nga anija në Japoni shtetasit amerikanë NULL NULL 16.02.2020 21:44 16.02.2020 21:44 Pasagjerët amerikanë që ndodheshin në karantinë në një anije në brigjet e Japonisë janë evakuuar. Shtetasit amerikane në bordin e anijes “Diamond Princess”, e cila njoftoi për 355 persona të infektuar, u evakuuan nga anija dhe u nisën drejt SHBA-së me avionë çarter, ku gjasat janë të qëndrojnë në karantinë edhe për katërmbëdhjetë ditë të tjera. Numri i vdekjeve nga virusi në territorin e Kinës arriti në 1.665, me 142 vdekje të raportuara të dielën. Por Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të dielën se është “e pamundur të parashikosh se çfarë drejtimi do të marrë epidemia”. Duke folur në konferenca e Sigurisë në Mynih, shefi i OBSH-së Adhanom Ghebreyesus u bëri thirrje qeverive të punojnë me këtë organizatë për të informuar në mënyrën e duhur publikun për rreziqet që paraqet virusi, por pa shkaktuar histeri në publik siç tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.