Evakuimi i pesë shqiptarëve nga Izraeli, tre nga ta arrijnë në Tiranë NULL NULL 18.06.2025 14:07 18.06.2025 14:07 Foto: REUTERS Tre shqiptarë të evakuuar nga Izraeli kanë arritur në Tiranë. Kjo është bërë e ditur nga Igli Hasani, ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë. Ai në një njoftim në Facebook shkruan se shtetasi i katërt shqiptar do të arrijë sonte në Shqipëri, kurse një tjetër në Greqi, pasi është rezident atje. “MEPJ përmes ambasadave të saj, ka ndjekur me vëmendje çdo hap të evakuimit të pesë shtetasve shqiptarë nga Izraeli. Ata mbërritën shëndoshë e mirë në Athinë, në orët e para të mëngjesit. 3 prej tyre kanë vazhduar rrugën dhe gjenden tashmë në Tiranë. Njëri kthehet sonte në mbrëmje në Shqipëri, ndërsa personi i pestë është rezident në Greqi dhe do të qëndrojë në vendin fqinj”, njoftoi hasani, transmeton Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abazi për Osmanin: Është në përgatitje për dalje në garën politike për zgjedhje 6 minuta më parë
Lajme Çaktivizohet bomba e Luftës së Dytë botërore në Hamburg, përmbante 250 kilogram eksploziv 11 minuta më parë
Kosova Gjendet pa shenja jete një 48 vjeçar në shtëpinë e tij në Vërboc të Kllokotit 23 minuta më parë