Eurozonë, bien ndjeshëm çmimet e prodhimit NULL NULL 01/10/2015 01/10/2015 Prodhuesit e zonës së euros kanë nisur ta bëjnë uljen e kuotimit të naftës të ndihet edhe nga klientët e tyre. Agjencia e lajmeve Bloomberg thotë se gjatë shtatorit, çmimet e prodhimit ranë për të parën herë në 6 muaj pas ritmit më të shpejtë që prej janarit të tkurrjes së shpenzimit të burimeve. Banka Qendrore Europiane po e ndjek nga afër impaktin që ka rënia e kostos së energjisë mbi ekonominë në tërësi. Çmimet e konsumatorit në zonën 19-anëtarëshe u rrudhën muajin e kaluar duke i dhënë jetë sërish spekullimeve se ligjvënësve do t’u duhet ta zgjerojnë programin e tyre prej 1.1 trilionë dollarësh për blerje asetesh, me qëllim kontrollin e inflacionit. E tatëpjeta e çmimeve vjen pikërisht në kohën kur ekonomia e zonës së monedhës së përbashkët po jepte shenja forcimi. Shtatori ishte muaji që solli dhe një rritje të papritur të besimit ekonomik në nivelin e tij më të lartë në katër vjet, e po kështu është më e fortë ndjesia e një përmirësimi të ndjeshëm të sektorit industrial e atij të shërbimeve, pavarësisht dobësimit të rritjes të vënë re në tregjet në zhvillim. Shpenzimi konsumator po fiton terren edhe në saj të zbutjes së lehtë të papunësisë. E ndërsa Eurozona, sipas Bloomberg, është në rrugën e një ekspansioni ekonomik prej 0.4% në tremujorin e tretë, prodhimi duket i destinuar të rritet me një ritëm shumë më modest, transmeton Top Channel.
Kosova Nikaj: Kurti këndej ha shtalba, këndej flet për luftë, por me rrymën nuk merret (VIDEO) 15/08/2022